Maqedoni

12 vetura digjen në rrugët e Kumanovës

13.10.2015 11:59

Rreth 12 vetura janë djegur në mënyrë të mistershme deri më tani natën mes së hënës dhe së martës në Kumanovë...

Qytetarë të shumtë shqiptarë nga qyteti i Kumanovës janë të shqetësuar dhe thonë se nuk dinë se çfarë po ndodh saktësisht.

Veturat e përfshira nga zjarri kanë qenë në disa lokalitete, disa në afërsi të stacionit policor, disa në rrugën që çon nga Banka e Vjetër për tek salla e sporteve dhe në afërsi të lokalitetit Garnizon.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin, ndërsa informatat e para zyrtare do të ndahen me opinionin përmes një njoftimi me shkrim.