Botë

Karaçi, disa të vdekur nga rrëshqitja e dheut

13.10.2015 12:12

Së paku 13 njerëz, përfshirë disa fëmijë, kanë vdekur, pasi një rrëshqitje e dheut ka goditur tri shtëpi të improvizuara në një lagje të varfër të qytetit Karaçi në Pakistan...

Policia ka konfirmuar se gra dhe fëmijë janë në mesin e të vdekurve dhe plagosurve.
 
Televizioni shtetëror ka thënë se kryeministri, Nawaz Sharif, ka shprehur pikëllimin e tij për incidentin dhe ka urdhëruar autoritetet që të ndihmojnë familjet e viktimave. 
 
Karaçi është qyteti më i madh i Pakistanit dhe shumë punëtorë të varfër që punojnë atje jetojnë në lagje të varfra dhe shtëpi të improvizuara pranë kodrave.