Futboll

Kush mund të jenë kundërshtarët e Shqipërisë në fazën e grupeve?

13.10.2015 12:59

Për të mësuar se me cilët kundërshtarë do të jetë në grup, kombëtarja jonë duhet të presë datën 12 dhjetor, kur do të hidhet edhe shorti...

Euro 2016 do të ketë 24 ekipe pjesëmarrëse, të cilët do ndahen në gjashtë grupe me nga katër skuadra. Në grupin e parë është vendosur të jetë Franca, që është edhe vendi organizator i turneut.

Për këtë arsye, ata u kualifikuan edhe pa zhvilluar fazë eliminatore, ku morën pjesë në grupin e Shqipërisë. Ndaj tyre, kuqezinjtë fituan një përballje 1-0 dhe barazuan tjetrën. Për të mësuar se me cilët kundërshtarë do të jetë në grup, kombëtarja jonë duhet të presë datën 12 dhjetor, kur do të hidhet edhe shorti. Ceremonia do zhvillohet në Pallatin e Kongreseve të Parisit, ndërsa skuadrat do të ndahen në katër vazo.

Spanja do jetë në vazon e parë si kampionia në fuqi. Gjithashtu aty është konfirmuar se do të jetë Gjermania, Anglia dhe Portugalia.

Ndarja bëhet sipas renditjes që kanë në UEFA prej koeficientit. Shqipëria është e konfirmuar që do të jetë në vazon e katërt. Deri tani në të do të jetë edhe Uellsi me Irlandën e Veriut. Ndërkohë, Rumania ka konsoliduar veten në vazon e tretë.

Një kundërshtar i mundshëm për kuqezinjtë. Ndryshe, shorti që do të hidhet me 12 dhjetor në Paris, por edhe të gjitha 51 ndeshjet e Kampionatit Europian vitin e ardhshëm, do të mund ti ndiqni ekskluzivisht në programin tonë.