Botë

Goditet ambasada ruse, në Siri

13.10.2015 13:10

Dy raketa kanë goditur ambasadën e Rusisë, në Damask, pas mbledhjes së disa mbështetësve të qeverisë, për të falënderuar Rusinë, për intervenimin e saj në Siri...

Raportet thonë se goditja e parë është bërë në një pjesë të ndërtesës, duke shkaktuar panik. Goditja e dytë ka ardhur pasi njerëzit filluan të largoheshin.
 
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov e ka quajtur këtë akt terroristë.
 
Ambasada ka thënë se nuk ka viktima nga sulmet.
 
Rusia ka filluar papritmas sulmet në Siri, më 30 shtator./evropaelire