Maqedoni
Normalizohet qarkullimi hekurudhor Shkup-Veles
13.10.2015 13:14
Qarkullimi hekurudhor në drejtimin Shkup-Veles është normalizuar, pas ndërprerjes disaorëshe pasi që sot në mëngjes u shmang përplajsa e drejtpërdrejt e dy trenave për udhëtim...

Qarkullimi hekurudhor në drejtimin Shkup-Veles është normalizuar, pas ndërprerjes disaorëshe pasi që sot në mëngjes u shmang përplajsa e drejtpërdrejt e dy trenave për udhëtim, informoi HM Infrastruktura.
"Në stacionin hekurudhor 'Rajko Zhinzifov' afër Velesit rreth orës 10 sot në mëngjes është shmangur përplasje e drejtpërdrejt e dy automjeteve për udhëtim, pasi njëri ka kaluar në sinjal të kuq", deklaroi për MIA-zëdhënësi i HM Infrastruktura Nevzat Mamuti.
Trenat kanë qarkulluar në relacionin Shkup-Veles.
Sipas zëdhënësit të HM Infrastruktura, nuk ka pasoja, ndërsa ekipet profesionale janë në terren dhe e hetojnë rastin./mia
