Botë

Lavrov: Granatimi i ambasadës ruse në Damask është akt terrorist

13.10.2015 13:39

Granatimin e ambasadës ruse në Damask, Moska zyrtare e konsideron për akt terrorist, deklaroi sot ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov...

"Kjo dukshëm është një lloj terrorizmi, me siguri me qëllim që t'i frikësojë ithtarët e luftës kundër terrorizmit"  tha Lavrov në prag të bisedës me të dërguarin special të KB-së për Sirinë, Stefan de Mistrua, transmetuan mediat ruse.
 
Gjatë protestave të organizuara në shenjë të mbështetjes së Moskës, ndaj ambasadës ruse në Damask u gjuajtën dy granata, por nuk kishte viktima, as dëmtime në ndërtesën e ambasadës.