Izrael, një tjetër ditë terrori, dy sulme të reja në Jerusalem
Për Izraelin, kjo e sotmja ishte një tjetër ditë terrori. Bilanci i dy sulmeve të njëkohësishme, njëri në bordin e një autobusi dhe tjetri në stacion...

Për Izraelin, kjo e sotmja ishte një tjetër ditë terrori. Bilanci i dy sulmeve të njëkohësishme, njëri në bordin e një autobusi dhe tjetri në stacion, është të paktën 1 i vrarë e 20 të plagosur, 8 nga të cilët në gjendje të rëndë.
Dy agresorët palestinezë, që për sulmin e tyre përdorën si armë zjarri, ashtu edhe thika, mësohet të jenë vrarë nga policia.
Mëngjesin e sotëm pati disa të plagosur nga një burrë që i sulmoi papritur në veri të Tel Avivit, në Ra’anana.
Mësohet se atë vetë e ndaluan disa kalimtarë të rastit, të cilët dhe e rrahën shumë keq.
Tensionet mes izraelitëve dhe palestinezëve nisën të përshkallëzohen që muajin e kaluar, të nxitura prej përplasjeve në xhaminë Al Aksa, vendi i tretë më i shenjtë i Islamit.
Ashpërsimi i masave të sigurisë nga izraelitët ka shtuar nga ana tjetër indinjatën e palestinezëve, përleshjet me këta të fundit, e për rrjedhojë edhe rëndimin e bilancit të vdekjeve në radhët e tyre.
