Botë

Kinë, shpërthim i ri në një depo, nuk ka të lënduar

13.10.2015 14:50

Dy muaj pas shpërthimit masiv që la 173 të vdekur, porti më i madh i Kinës, Tijaninj, është tronditur sot nga një tjetër shpërthim në një depo, por që për fat të mirë kaloi pa viktima apo të lënduar...

Shpërthimi ndodhi në një depo pijesh alkoolike, e cila u përfshi nga flakët. Në 700 metra katrorë ishin magazinuar 3 mijë kilogram alkool bashkë me 1 mijë kilogram acid acetik që përdoret në industrinë farmaceutike.

Depoja ishte marrë me qira ilegalisht nga një firmë lokale. Po hetohen drejtuesit e firmës, ndërkohë që autoritetet thonë se nga shpërthimi i materieve të depos nuk ka ndonjë rrezik për ambientin.

SHPËTIM NUREDINI