ITShKSh, konferencë për Shkupin ndërmjet dy luftërave botërore

13.10.2015 16:51

30 studiues të njohur nga shumë qendra shkencore do të sjellin fakte dhe dëshmi të reja për historinë e shqiptarëve të Shkupit dhe rrethinës në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore...

Këto dëshmi do të prezantohen në konferencën shkencore historike, që do të mbahet më 14 dhe 15 tetor, nën organizimin e Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve.

“Jorastësisht është zgjedhur kjo periudhë historike, sepse deri më tani nuk është hulumtuar në këtë formë precize dhe shkencore nga historianë të të gjitha trevave, por ka edhe studiues të huaj. Me punimet e tyre në konferencë do të paraqiten mbi 30 studiues të fushës së historisë nga Tirana dhe Prishtina. Nga Tirana do na nderojnë dy akademikë, Beqir Meta dhe Maringlen Verli”- tha Sevdail Demiri nga ITKSh.

Konferenca është mbështetur nga MAShi-i, ndërsa konkluzionet nga kjo konferencë do të botohen në revistën “Skupi”. (Flutura Latifi, TVM2)