Britania po përgaditet për betejë me Rusinë në Siri

13.10.2015 19:59

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Britanisë së Madhe po rriten në Siri. Një tension u ngrit pas lëshimit të predhave ruse nga Kaspiku pak ditë më parë dhe që po rritet çdo ditë e më shumë...

Siç raportojnë mediat britanike, Britania po përgatit raketat Tornado në Irak dhe Siri si një kundërmasë për avionët rusë, transmeton Indeksonline.

Britania po mbush raketat ajër­ajër me rreze të shkurtër. Natyrisht që nuk po përgatiten për të luftuar ISIS por me Rusinë. Avionët rusë kanë pushtuar qiejt sirianë dhe irakianë dhe Britania e Madhe nuk është e lumtur për këtë gjë.

“Duhet të mbrojmë pilotët tanë”, deklaroi një zyrtar britanik për Daily Star.

Avionëve britanikë iu janë dhënë instruksione që të shmangin çdo përplasje apo afrim me avionët rusë. Por nëse jeta e tyre do të rrezikohet janë të autorizuar të hapin zjarr kundër miqve rus.

Sipas ekspertëve, një skenar dramatik do të mjaftonte për të hapur një betejë me përmasa të paimagjinueshme. (Indeksonline)