Botë

Të paktën shtatë viktima në tre sulme me bombë në Nigeri

14.10.2015 09:21

Të paktën shtatë persona e humbën jetën në tre shpërthime të fuqishme në qytetin nigerian Majdugur. Bombat janë aktivizuar prej tre vetëvrasësve...

Shpërthimet kanë ndodhur në lagjen Axhilari Kros, e cila ishte objektiv i sulmeve dy herë paraprakisht në shtator të këtij viti.
 
Më 20 shtator të këtij viti në lagjen e njëjtë në Maidugur në një sulm e humbën jetën 117 persona.
 
Më 1 tetor 10 persona e humbën jetën, ndërsa 36 u lënduan, pasi katër vetëvrasës me bombë kryen sulm në lagjen Majdugur në afërsi të aeroportit dhe bazës ushtarake./mia