ShBA-Rusi, pritet marrëveshje për sigurinë ajrore mbi Siri
Shtetet e Bashkuara presin që së shpejti të arrijnë marrëveshje me ushtrinë e Rusisë për protokollet e sigurisë ajrore në hapësirën mbi Sirinë..

Shtetet e Bashkuara presin që së shpejti të arrijnë marrëveshje me ushtrinë e Rusisë për protokollet e sigurisë ajrore në hapësirën mbi Sirinë, ka thënë mbrëmë vonë sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Karter.
Hyrja e Rusisë në luftën civile në Siri ka ngritur shqetësime për përplasje aksidentale ndërmjet aeroplanëve të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, pasi deri tani kanë ndodhur disa afrime të rrezikshme ndërmjet fluturakeve.
Shtetet e Bashkuara thonë se nuk do t’i ndryshojnë operacionet ajrore kundër militantëve të “Shtetit Islamik” apo bashkëpunimin në ndarjen e informatave të inteligjencës me Moskën, përkundër mbështetjes së Rusisë për presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad.
Tashmë Pentagoni është pajtuar që të punojë me Moskën në procedurat bazike të sigurisë ajrore dhe mbajtjen e kanalit të komunikimeve të hapur.
“Bile edhe derisa ne vazhdojmë të kemi mospajtime për politikën lidhur me Sirinë, ne duhet të jemi në gjendje së paku të pajtohemi në sigurimin e personelit tonë sa më shumë që është e mundur”- ka deklaruar Karter.
