Botë
Militantët e “Shtetit Islamik”, apel për luftë të shenjtë ndaj Rusisë dhe ShBA-ve
14.10.2015 10:31
Militantët e “Shtetit Islamik” kanë kërkuar nga myslimanët të fillojnë “luftën e shenjtë” kundër rusëve dhe amerikanëve...

“Të rinjtë islamikë çdokund ta ndezin xhihadin kundër rusëve dhe amerikanëve për luftën e tyre kundër myslimanëve”- tha zëdhënësi i grupit ekstremist “Shteti Islamik”, Abu Mohammad al-Adnani, në një audio mesazh të publikuar mbrëmë vonë.
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po ndërmarrin fushata ajrore të ndara në Siri, për të cilat thonë se në shënjestër i kanë caqet e militantëve të “Shtetit Islamik”.
