Kandidatët presidencialë demokratë në debat, konteste të ashpra mes Klinton e Sanders
Kandidatët demokratë në garën për nominim si kandidatë presidencialë kanë zhvilluar debatin e pare, me ç’rast dy kandidatët kryesorë...

Kandidatët demokratë në garën për nominim si kandidatë presidencialë kanë zhvilluar debatin e pare, me ç’rast dy kandidatët kryesorë, 67 vjeçarja Hilari Klinton dhe 74 vjeçari Berni Sanders, kanë hyrë në një kontest të ashpër gjatë debatit në disa tema, mes të cilave për anën pozitive dhe negative të kapitalizmit dhe kontrollit mbi armët dhe komentuan gjithashtu edhe për Rusinë dhe luftën në Siri.
Hilari Klinton ka sulmuar rivalin e saj kryesor, Berni Sanders, mbi ligjet e armëve, ndërsa ai është kundërpërgjigjur duke thënë se mbështetja e Klintonit për ndalimin e fluturimeve mbi Siri do të krijonte "probleme serioze".
Duartrokitjet më të mëdha nga të pranishmit i mori deklarata e Sanders, i cili tha se vendi ishte "sëmurur" nga dëgjimi i polemikave në lidhje me postën elektronike të Klintonit.
Kandidatët demokratë u pajtuan se energjia bërthamore dhe trazirat në Lindjen e Mesme janë kërcënimet më të mëdha për sigurinë e Shteteve të Bashkuara.
Sanders e vlerësoi sulmin në Irak me qëllim të rrëzimit të regjimit të Sadam Huseinit, si gabimin më të madh të jashtëm politik në historinë e SHBA-së.
Klinton u shpreh se një pikë e fortë në fushatën e saj do të jetë ulja e taksave për amerikanët, ndërsa Sanders reagoi duke thënë se prioriteti i tij është të investuarit në punë dhe arsim e jo në burgje.
Në lidhje me Rusinë, Klinon tha se ShBA-ja duhet të përgjigjet në veprimet e Moskës dhe shtoi se Rusia mbahet në mënyrë agresive në arenën ndërkombëtare.
Megjithatë në fund mungoi një sulm i ashpër nga rivalët e Klintonit, që do të mund ta rrezikonte atë.
Debati i parë i garës presidenciale të vitit 2016 të kandidatëve demokratë në ShBA u mbajt në Las Vegas, 5 kandidatët u përballën me njëri-tjetrin në një debat të transmetuar drejtpërdrejt në CNN.
