Botë

Policia turke arrestoi dy persona në lidhje me sulmin në Ankara

14.10.2015 12:15

Policia turke arrestoi dy anëtarë të dyshuar të Partisë Punëtore Kurde (PPK), të cilët para sulmit në Ankara të shtunën kanë shkruajtur në Tuiter...

Policia turke arrestoi dy anëtarë të dyshuar të Partisë Punëtore Kurde (PPK), të cilët para sulmit në Ankara të shtunën  kanë shkruajtur në Tuiter se në kryeqytet do të aktivizohet bombë, lajmëroi televizioni turk NTV.
 
Kohë të shkurtër para sulmit të dyfishtë, në të cilin humbën jetën të paktën 97 persona, në Tuiter është publikuar "Në Ankara do të shpërthejë bombë".
 
Prokuroria e Ankarasë i është drejtuar Drejtorisë për telekomunikime me kërkesë të informatave për identitetin e personave, të cilët i kanë hapur urdhëresat e Tuiter, Anotoly, Todorov dhe GoranMetasyan, të cilëve u janë shkruar këto publikime.
 
Policia turke gjtihashtu ka gjetur një letërnjoftim, e cila me siguri i takon njërit nga kryerësit e sulmit të dyfishtë.
 
Letërnjoftimi është gjetur në afërsi të trupit të sulmuesit të dyshimtë, deklaruan përfaqësuesit e Prokurorisë kryesore të Ankarasë.
 
Prokuroria ka vendosur të mos e zbulojë identitetin e sulmuesit të dyshimtë, sepse ende nuk është zbuluar identiteti i sulmuesit të dytë.
 
Sipas gazetës "Hyriet" sulmuesi i dyshimtë, ka qenë në listën e shërbimit vëzhgues turk MIT për sulmues potencialë vetëvrasës./mia