Maqedoni
Për 24 orë janë lëshuar 3.686 vërtetime për kërkim të azilit
14.10.2015 13:05
Në 24 orët e fundit janë lëshuar vërtetime për gjithsej 3.686 shtetas të huaj, prej të cilëve, 2.107 janë të gjinisë mashkullore, 635 të gjinisë femërore, 674 janë fëmijë...

Në 24 orët e fundit janë lëshuar vërtetime për gjithsej 3.686 shtetas të huaj, prej të cilëve, 2.107 janë të gjinisë mashkullore, 635 të gjinisë femërore, 674 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 270 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllim të shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit.
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të numërt janë shtetasit e Sirisë - 1.808, Irakut - 560, të Afganistanit - 961, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.
Në periudhën nga 19.06.2015 deri më orën 8:00 janë lëshuar vërtetime gjithsej 140.976 shtetasve të huaj, prej të cilëve, 91.574 janë të gjinisë mashkullore, 19.043 janë të gjinisë femërore, si edhe 24.921 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, por edhe 5.438 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është lëshuar vërtetim për qëllim të shprehur për shtrimin e kërkesës për njohje të së drejtës së azilit.
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të numërt janë shtetasit e Sirisë - 98.504, pastaj të Afganistanit - 22.287, Irakut - 9.903, Pakistanit - 3.518, Palestinës - 1.437, Iranit - 1.342, Somalisë - 794, Bangladeshit - 770, Kongos - 431, Nigerisë - 240, Kamerunit - 207, Eritresë - 196, Etiopisë - 149, Sudanit - 125, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.
Në 24 orët e fundit në Sektorin për azil janë shtruar dy kërkesa për njohjen e të drejtës së azilit në bazë të një vërtetimi të lëshuar paraprak, nga një shtetas nga Afganistani.
Nga fillimi i dhënies së vërtetimeve deri më sot deri te Sektori për azil janë parashtruar 70 kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të lëshuar prej më parë, me ç'rast 51 kërkesa janë nga shtetas të Sirisë, prej tyre 15 për fëmijë, pastaj tre kërkesa nga shtetas nga Pakistani dhe Afganistani, prej të cilëve katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, nga dy kërkesa prej shtetasve nga Maroku, Libani, Palestina, Algjeria dhe Iraku (katër prej kërkesave janë për fëmijë) dhe një kërkesë prej një shtetasi të Egjiptit.
Në IP Qendra e pranimit për kërkesa të azilit në regjistrin ditor të aplikuesve të azilit dje janë evidentuar gjithsej 6 kërkues të azilit, të gjithë burra. Në mënyrë shtesë, konform nenit 48 nga Ligji për azil dhe mbrojte të përkohshme 4 kërkues të azilit (persona minorenë pa shoqërim të kujdestarit, person i mitur me shoqëri të kujdestarit dhe dy burra) janë vendosur në një vend tjetër për akomodim të caktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale./mia
