Botë

Izraeli vendos masa të reja agresive kundër dhunës

14.10.2015 13:37

Forcat izraelite të sigurisë kanë autorizim që t'i mbyllin pjesët palestineze nga Jerusalemi Lindor dhe të sistemojnë më shumë roje...

Forcat izraelite të sigurisë kanë autorizim që t'i mbyllin pjesët palestineze nga Jerusalemi Lindor dhe të sistemojnë më shumë roje në transportin publik në kuadër të masave agresive të sigurisë, të paralajmëruara pas eskalimit të dhunës nëpër Izrael dhe territoret palestineze.
 
Pas një sërë të masave konstraverse të miratuara në mbledhjen e kabinetit të sigurisë mbrëmë, armata izraelite sot kumtoi se sposton ushtarë nëpër qytetet me qëllim që t'i ndihmojë policisë për mbrojten e izraelitëve.
 
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahui sot deklaroi se i ka dhënë urdhër policisë që të vendosë bllokadë ose të rrethojë vende të tensioneve dhe trazirave në Jerusalem në pajtim me vlerësimet e sigurisë.
 
Netanjahu, gjithashtu paralajmëroi se shtëpitë e sulmuesve do të shemben dhe nuk do të mund të rindërtohen, si dhe se të drejtat e qëndrimit të vazhdueshëm të terroristëve do pezullohen dhe prona e tyre do të sekuestrohet.
 
Forcat policore të Izraelit do të marrin përforcim nga 300 persona, të cilët do të jenë në dispozicion në transportin publik, pasi që disa sulme janë kryer në autobusë dhe stacione autobusësh.
 
Organizata për të drejta të njeriut "Hjuman rajts uoç" i ka dënuar masat e reja të Izraelit.
 
Dhuna ka eskaluar në shtator gjatë shënimit të Vitit të Ri hebraik./mia