Botë

“Golden Gate” në San Francisko, rrjetë hekuri për të parandaluar vetëvrasjet

14.10.2015 14:24

Ura e artë në San Francisko, një vend turistik, por më shumë i njohur si vend “perfekt për vetëvrasje”...

Ura e artë në San Francisko, një vend turistik, por më shumë i njohur si vend “perfekt për vetëvrasje”, tashmë ka fituar një mburojë metalike prej 76 milion dollarësh.
 
Plani për të krijuar pengesa për ata që duan të vrasin veten erdhi pas shifrave alarmante. Që në ditën që u hap në vitin 1937, në këtë urë kanë vrarë veten 1600 njerëz.
 
Debate të shumta kanë ndjekur këtë plan marrë parasysh se mbrojtja prej hekuri do ia prishë urës bukurinë ikonike. Por, inxhinierët thonë se rrjeta e telit do të vendoset më larg për të mos prishur pamjen e urës. 
 
“Sistemi përbëhet nga një rrjetë telash horizontal shumë të imët të ndërthurur me tuba, ata dalin rreth 20 këmbë jashtë urës dhe poshtë saj. Ajo nuk do të pengojë pamjen e mrekullueshme nga ura, thjesht po vendosim pengesë që njerëzit që duan të hidhen nga ura ta dinë se nuk do të mund ta realizojnë dëshirën e tyre të fundit. Do të ishte sikur të rrëzohesh nga kati i dytë i ndonjë ndërtese, pra nuk mund të vdesësh”- tha inxhinieri i urës “Golden Gate”, John Eberle.
 
Ura ka pasur roje të shumta, por të pamjaftueshme të ndalojnë vetëvrasjet. Vetëm vitin e kaluar nga ura u hodhën 38 vetë që gjetën vdekjen në ujërat e lumit poshtë saj. Autoritetet shpresojnë se rrjeta e sigurisë do të vendoset deri në 2019. 
 
BELINDA KOKA ADEMI