Botë

Kina demanton se do të dërgojë anije ushtarake në Siri

14.10.2015 15:51

Kina nuk ka plane për dërgimin e anijeve ushtarake në Siri, si mbështetje e armatës ruse, deklaroi sot zëdhënësja e Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Hua Çunin...

Reagimi i Hua, vijoi pasi një pjesë e mediave perëndimore publikuan se Pekini planifikon të dërgojë anije ushtarake në afërsi të Sirisë si ndihmë të Rusisë.
 
Gazeta "Global tajms" e Partisë komuniste kineze sot publikoi se ka "thashetheme të pa baza" se Kina do të intervenojë ushtarakisht në Siri./mia