Grupet e punës, ende asgjë e re në diskutimet për rregulativën zgjedhore
Edhe pse kanë kaluar 8 ditë nga afati për arritjen e marrëveshjes sa i përket legjislativës zgjedhore, përfaqësuesit e partive politike nuk lëshojnë pe nga qëndrimet dhe kërkesat e tyre...

Çështja e diasporës dhe mënyra e vendosjes në KShZ janë pika të nxehta për të cilat liderët e partive politike nuk e japin aminin e fundit. Ndërmjetësi ndërkombëtar, Piter Vanhautte, konfirmon se ka shtruar në tavolinën e bisedimeve propozimet e tij për Kodin Zgjedhor dhe pret vendimin e partive.
“Kemi propozuar që të vendosim për një mekanizëm konsultimi në vend të bllokimit të punës. Kemi propozuar zgjidhjen e konsultimit para marrjes së vendimit, ku administrata kryen punën më të madhe. Mendoj se kjo duhet të jetë e pranueshme për të gjitha partitë, por të presim e të shohim se si do të vendosin partitë në orët e ardhshme”- deklaroi ndërmjetësi në bisedime, Piter Vanhaut.
Flitet se grupi i punës ka dhënë dritë jeshile përdorimit të parimit e Badenterit për cëhstje të caktuara në KSHZ. Por ende nuk ka konfirmim deri në cilin nivel do të përdoret parimi i Badenterit dhe për cilat vendime.
Të enjten në Shkup vjen ndërmjetsi në negociatat mes katër partive politike më ta mëdha në vend për tejkalimin e krizës politike Ivo Vajgel që është edhe raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian .
Vizita e tij vjen si rezultat i mosrespektimit të afateve për zbatimin e Marrveshjes së Përzhinos.
Mësohet se eurodeputeti Vajgel, do të realizoj takime me liderët e partive politike për tu informuar per rjedhat e negociatave. Derisa partitë ende merren me Kodin Zgjedhor, afrohet afati për çështje të tjera të cilat duhet të zgjidhen.
Deri me 20 tetor duhet të zgjidhen emrat e ministrave dhe zv/ministrave të rinj, duhet të behet harmonizimi i Ligjit për ndalimin e publikimit të telefonatave të reja të përgjuara dhe Ligji për mbrojtjen e informatorëve, si dhe çështja e mediave. (Sanije Kasami, TVM2)
