Fondet e BE-së, 10 projekte rajonale në fushën e turizmit

14.10.2015 16:42

Me mjete nga BE, donacione dhe përmes financimit komercial, Qeveria e Maqedonisë në bashkëpunim me Qeverinë gjermane do të realizojnë 10 projekte që kanë të bëjnë me bashkëpunimin rajonal në fushën e turizmit...

Tashmë është përgatitur dokumentacion teknik dhe për realizimin e tyre janë të nevojshme 38 milionë euro.

“Besoj se shumë shpejtë do të filloj më realizimin. Përgatitja e dokumentacionit për projektin do të sjellë më shumë mundësi për shfrytëzimin e mjeteve”- deklaroi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Vladimir Peshevski.

Shtatë prej projekteve janë për promovim dhe zhvillim të turizmit dhe do të jenë kusht për turizëm më konkurrent në rajon.

Sipas ministrit të Pushteti Lokal, Lirim Shabanit, në procedurë parlamentare janë ndryshimet ligjore me të cilat, mes të tjerash, duhet të sigurohet qëndrueshmëri më e madhe financiare në punën e qendrave për zhvillim më të madh rajonal.

“Qëllimi kryesor është të jemi të organizuar, të ekipuar, të trajtuar dhe të aftë dhe me mjetet buxhetore dhe projektet kualitative të fitojmë maksimum nga mjetet e BE-së të cilat i kemi në dispozicion. Me buxhetin e propozuar për vitin e kaluar për zhvillim rajonal janë paraparë dy herë më shumë financa krahasuar me këtë vit”- tha ministri i Pushtetit Lokal, Lirim Shabani.

Me projektin ndërrajonal do të mundësohet përgatitje teknike për zhvillim të destinacioneve turistike dhe qendrave rajonale. Dy prej 10 projekteve janë për mbrojtje të ambientit jetësor dhe një për përmirësimin e efikasitetit energjetik. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)