Mehmeti kërkon reforma në BDI, nuk përjashton largimin nga integristët
Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti, kërkon që BDI urgjentisht të fillojë reformat dhe atë në 3 pjesë kryesore....

Ndryshimin e platformës së partisë, ndryshime statusore që do të zhvishnin nga pushteti persona të caktuar në parti dhe ndërrimin e ministrave, që ajo i cilëson si “ministrat e përjetshëm” të BDI-së.
Mehmeti thotë se situata ka eskaluar për keq dhe tashmë është koha për reforma urgjente brenda integristëve. Nëse këto reforma nuk ndodhin, Mehmeti nuk përjashton mundësinë të largohet nga BDI.
“Unë për vendimin tim e kam informuar kryetarin e partisë. Ai e di se situata në parti seriozisht ka eskaluar. Mendoj se shansi për reforma tashmë ka filluar të harxhohet. Ose reforma të menjëhershme, ose alternativa të tjera. Nuk e përjashtoj faktin që unë personalisht të largohem nga BDI”- deklaroi deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti.
Ermira Mehmeti largohet nga BDI, ajo është deputetja e dytë pas Zulfi Adilit që do të braktisë grupin parlamentar të integristëve. Adili tashmë është pjesë e subjektit të ri politik “Uniteti”, që pret regjistrimin përfundimtar në regjistrin e partive politike.
