Djegia e 11 makinave në Kumanovë, paraburgim 30 ditor për 38 vjeçarin
14.10.2015 17:08
Prokuroria e Kumanovës i ka caktuar paraburgimit 30 ditor 38 vjeçarit të akuzuar se i vuri zjarrin 11 makinave në katër lokacione të ndryshme të qytetit të Kumanovës. Z. M. akuzohet për kryerjen e veprës “Cenim i sigurisë publike”...

Nga policia thonë se 38 vjeçari aktin e ka kryer nën ndikim e alkoolit. Sipas organeve të hetuesisë, ai ua ka vënë zjarrin makinave me çakmak, duke synuar kornizat plastike që mbajnë targat e makinave e që kaplohen lehtë nga zjarri.
Duket se “loja” me makinën e parë ka bërë që të përsërisë të njëjtën edhe me 10 makinat e tjera. I akuzuari u kap nga policia falë kamerave të sigurisë.
