Deklarata e Mehmetit, reagon Mexhiti: Zërat kritikë përforcojnë BDI-në
14.10.2015 17:09
Pas deklaratës së Mehmetit ka reaguar nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti...

Mexhiti thotë se BDI njihet për demokracinë e brendshme e cila ka ditur të apsolvojë edhe zërat ndryshe që janë kritikë.
Në këtë drejtim, Mexhiti e vlerëson edhe qëndrimin e Ermira Mehmetit, por zërat kritikë, sipas tij, gjithnjë kanë ndihmuar në forcimin e partisë së Ahmetit.
Gjithsesi, Mexhiti vlerëson se deputetja Mehmeti është pjesë e rëndësishme e ikonografisë së BDI-së dhe ajo do të gjejë forcë për të absorbuar këto dallime në qëndrime.
