Ronaldo: Karriera ime përfundon me Real Madritin … 36vjeç!
Cristiano Ronaldo nuk e con as nëpër mend largimin nga Reali i Madridit përkundrazi, ai beson se nëse do të ruajë një formë të mirë fizike mund të vazhdojë të japë kontributin e tij tek Los Blancos edhe për plot 6 vite tjera...

30 vjecari portugez, së fundmi superoi edhe rekordin e Raul që mbante fronin e golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave te madrilenët me 323 gola, me diferencën se numri 7 i Los Blancos arriti rekordin e 324 golave në plot 400 ndeshje më pak se sa ish futbollisti spanjoll.
Mbas gjithë këtyre arritjeve nuk kanë munguar spekulimet se tashmë misioni i tij në Bernabeu ka përfunduar, duke e asociuar emrin e tij me një rikthim të mundshëm tek Manchester United apo një transferim tek Paris Saint-Germain, që supozohet si destinacion edhe më probabël. Gjithsesi, Ronaldo, kontrata e të cilit përfundon në 2018, e ka shprehur disa herë se dëshira e tij është që ta mbyllë karrierën pikërisht në kryeqytetin Spanjoll:“Ëndrra ime është që ta mbyll karrierën tek Real Madridi. Nëse di të kujdesesh për veten mund të luash futboll deri në moshën 40 vjecare. Unë dëshiroj që të jem aktiv edhe për 5 apo 6 vite të tjera duke ruajtur të njëjtin rendiment loje dhe golash. Ndihem mjaft mirë dhe i dobishëm tek Reali ndaj dua të vazhdoj të fitoj me këtë ekip.”
Ronaldo u nderua me trofeun e tij të katërt të Këpucës së Artë gjatë kësaj jave, trofe i cili shkon për golashënuesin më të mirë në Europë. Askush më parë nuk e ka cuar në katër numrin e këtij trofeu prestigjoz, por Ronaldo nuk mjaftohet duke u shprehur se nuk do të ndalet me kaq dhe se ai nuk do të jetë i fundit.
