VMRO-DPMNE: LSDM tërhiqet sa herë arrihet ndonjë marrëveshje

14.10.2015 20:00

Koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, thotë se sa herë që të ketë progres në bisedime, LSDM kërkon arsye që të tërhiqet...

VMRO, sipas tij, është e kënaqur me arritjen e marrëveshjes për pakon zgjedhore.

“U dakorduam që diaspora të  ketë deputetë, ata do të zgjidhen me model proporcional si në Maqedoni, gjegjësisht do të ketë një njësi zgjedhore ku do të zgjidhen 3 deputetë. Me minimumin e duhur për vota si në Maqedoni, diku rreth 6000 vota për t’u zgjedhur një deputet, por do të zgjidhen të gjithë në një listë. Modeli zgjedhor mbetet i njëjtë, me 6 njësi zgjedhore, me 20 deputetë”- tha Dimovski.