Aksion policor në Kumanovë dhe Shkup

15.10.2015 12:12

Në Shkup dhe në Kumanovë, qysh në orët e hershme të mëngjesit të sotëm Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë një aksion policor...

Në Shkup dhe në Kumanovë, qysh në orët e hershme të mëngjesit të sotëm Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë një aksion policor për arrestimin e personave që MPB i konsideron si  bashkëpunëtorë logjistikë të grupit të armatosur, i cili veproi në ngjarjet  në Lagjen e Trimave në Kumanovë kah mesi i muajit maj.

Sipas informacioneve të para, policia ka arrestuar disa persona të cilët më pas i ka dorëzuar tek organet e hetuesisë. MPB me më tepër informacione lidhur me aksionin ka paralajmëruar brenda ditës.