Irani shfaq tunele me raketa me rreze
Televizioni Shtetëror i Iranit ka transmetuar pamje të papara të një tuneli nëntokësor më raketa, të cilat zyrtarë kanë thënë se mund t’i përdorin nëse “armiqtë do të gabonin”...

Pamjet e transmetuara, më 14 tetor, vinë vetëm disa ditë pasi Irani ka testuar raketa të reja me rreze të gjata, për të cilat Shtetet e Bashkuara kanë thënë se bien në kundërshtim me kufizimet e bërë nga OKB-ja.
Zyrtarë të Iranit kanë thënë se marrëveshja bërthamore nuk do të ketë efekte mbi forcat e saj ushtarake, veçanërisht ato balistike. Komandanti i Gardës Revolucionare të Republikës Islamike, gjeneral Amir Ali Hajizadeh, ka thënë se Irani ka një numër të madh të tuneleve të tilla.
“Republika Islamike ka baza me raketa me rreze të gjata, në male, përgjatë gjithë vendit”- ka thënë ai.
Ky test i Iranit duket se paraqet shkelje të rezolutës 19 29 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me të cilën ndalohen testet balistike raketore nga Irani.
