Kriza politike, raportuesi i PE-së për RM-në për vizitë zyrtare në Shkup

15.10.2015 12:17

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgëll, gjate ditës së sotme do të qëndrojë në Shkup...

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgëll, gjate ditës së sotme do të qëndrojë në Shkup për të vlerësuar rrjedhën e punimeve të grupeve punuese dhe se si po realizohet Marrëveshja e Përzhinës, marrëveshje kjo që paraqet  plan për dalje nga kriza, të cilës i dhanë dritë jeshile për implementim të katër partitë politike me nënshkrimin e Marrëveshjes në Përzhinë.

Raportuesi i Parlamentit Evropian, Ivo Vajgëll, ka qenë i pranishëm edhe gjatë raundit të parë të bisedimeve të Përzhinës në muajin qershor, i shoqëruar me eurodeputetin, Riçard Hovit.

Por, Vajgëll kësaj radhe nuk do të realizojë takim me grupet punuese të cilët po diskutojnë për të gjitha pikat e marrëveshjes së qershorit.

Ai do të realizojë takime të ndara me partitë politike dhe konkluzionet përfundimtare do t’i prezantojë në raportin e Maqedonisë në Parlamentin Evropian.