Internet falas në aeroportin e Shkupit

15.10.2015 13:28

Udhëtarët në aeroportin e Shkupit "Aleksandari i Madh" prej sot mund të përdorin internet falas pa tel, si projekt i përbashkët mes operatorit të aeroportit TAV Maqedoni dhe "Telekomit të Maqedonisë"....

Bëhet fjalë për internet falas pa tel, i cili është i kapshëm në ndërtesën terminale dhe në vip-sallonin e aeroportit të Shkupit, e të cilin udhëtarët mund ta shfrytëzojnë me lidhje të thjeshtë në rrjetin pa tel me emrin "Teleko HotSpot".

Në aeroportin e Shkupit edhe deri më tani ka pasur internet falas pa tel, i cili ka qenë i kufizuar në lokalitete të cakuara dhe me interval të caktuar kohor.

Interneti në "Aleksandrin e Madh" i siguruar nga Telekomi i Maqedonisë është i shoqëruar me mbrojtje shfrytëzuese, që do të thotë se çdo përmbajtje joadekuate si viruse dhe spam, do të filtrohet.(mia.mk)