Mexhiti-Sejdini: Arsimi dhe kultura, elemente të përbashkëta kombëtare
Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti e priti në një takim pune Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini...
Gjatë takimit u bisedua rreth çështjeve në fusha të ndryshme të veprimit institucional, projekteve të realizuara dhe punëve të cilat i presin në të ardhmen.
Kryetari i Komunës së Çairit e informoi kreun e bashkisë së Elbasanit për projektet të cilat janë në fazën e realizimit dhe për aktivitetet tjera në fushën e infrastrukturës urbane, kulturës, arsimit dhe të tjera.
Një ndër fushat e cila ka ngjallur interes të ndërsjellë dhe në të cilën do të vjen në shprehje ky bashkëpunim, është fusha e arsimit dhe kulturës, segmente këto të cilat apostrofojnë elementet e përbashkëta kombëtare dhe studimore dhe ndihmojnë në njohjen më të ngushtë në mes të dy qyteteve, me vlerat e përbashkëta po aq sa edhe me specifikat që i karakterizojnë ato.
Në fund, dy bashkëbiseduesit u pajtuan që bashkëpunimi në mes të dy komunave të jetë permanent dhe të zgjerohet edhe në fusha tjera.
