Nëpër Maqedoni kanë kaluar 143.279 migrantë, prej tyre 5.642 fëmijë pa prindër
Nga 19-të qershori i këtij viti deri sot janë dhënë vërtetime për qëllimin e shprehur për dorëzim të kërkesës për njohje të drejtës së azilit për 143.279 shtetas të huaj, prej të cilëve, 92.835 janë të gjinisë mashkullore, 19.438 janë të gjinisë femërore, 25.364 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, ndërsa 5.642 janë fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër...

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetimet, ashtu siç informojnë nga MPB, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë 99.903, Afganistanit 22.766, Irakut 10.186, Pakistanit 3.547, Palestinës 1.447, Iranit 1.410, Somalisë 794, Bangladeshit 784, Kongos 431, Nigerisë 240, Kamerunit 207, Eritresë 200, Etiopisë 149, Sudanit 125, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.
Në 24 orët e fundit janë lëshuar vërtetime për gjithsej 2.303 shtetas të huaj, prej të cilëve, 1.261 janë të gjinisë mashkullore, 395 të gjinisë femërore, 443 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 204 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllim të shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit.
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të numërt janë shtetasit e Sirisë - 1.399, Irakut - 283, Afganistanit - 479, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.
Nga MPB informojnë se në 24 orët e fundit në Repartin për azil nuk janë shtruar kërkesa për njohje të drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të drejtës së azilit.
Nga fillimi i dhënies së vërtetimeve deri më sot deri te Sektori për azil janë parashtruar 70 kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të lëshuar prej më parë, me ç'rast 51 kërkesa janë nga shtetas të Sirisë, prej tyre 15 për fëmijë, pastaj pesë kërkesa nga shtetas nga Afganistani, prej të cilëve katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, nga dy kërkesa prej shtetasve nga Maroku, Libani, Palestina, Algjeria dhe Iraku (katër prej kërkesave janë për fëmijë) dhe një kërkesë prej një shtetasi të Egjiptit.
Në IP Qendra e pranimit për kërkesa të azilit në regjistrin ditor të aplikuesve të azilit dje janë evidentuar gjithsej 4 kërkues të azilit, të gjithë burra. Në mënyrë shtesë, konform nenit 48 nga Ligji për azil dhe mbrojte të përkohshme 4 kërkues të azilit (persona minorenë pa shoqërim të kujdestarit, person i mitur me shoqëri të kujdestarit dhe dy burra) janë vendosur në një vend tjetër për akomodim të caktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.(mia.mk)
