Padi penale për një bankare nga Koçani për para të falsifikuara
15.10.2015 13:57
Për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale "falsifikim të parave", padi penale është parashtruar kundër J.SH (31) nga Koçani, e cila është e punësuar në bankë...

Padinë penale kundër J.SH e ka parashtruar Sektori për Punë të Brendshme Shtip - NK KR Koçani deri te Prokuroria Publike Themelore.
E denoncuara më 19-të gusht të këtij viti gjatë kontrollit të banknotës në vlerë prej 100 euro të cilën ia ka dhënë një person nga Koçani për shkak të këmbimit për denarë, edhe pse ka dyshuar se është falsifikim nuk e ka mbajtur, por ia ka kthyer bankënotën e falsifikuar personit, pa e paraqitur në institucionet kompetente. (mia.mk)
