BDI Këshillit të Prokurorëve: Tejkaloni situatën me mirëkuptim

15.10.2015 14:15

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se mosmarrëveshjet mes Këshillit të Prokurorëve dhe Prokurores Speciale duhet të tejkalohen pa vonesë...

BDI shpreson që Këshilli i Prokurorëve Publik dhe Prokurorja Speciale do të tejkalojnë situatën e krijuar dje me mirëkuptim të ndërsjellë dhe do të veprojnë në përputhje me Ligjin për Prokuror Special, të cilin e miratuan partitë më të mëdha në vend, me 111 vota për.

Njëkohësisht, dialogu politik në kuadër të grupeve të punës midis katër partive më të mëdha politike duhet të vazhdojë sa më parë, në drejtim të përmbylljes së çështjeve të tjera të hapura, apelojnë nga BDI.