SHBA, Musa Xhaferi takon ish presidentin amerikan Bill Clinton

15.10.2015 15:28

Me ftesë të Fondacionit të ish Presidentit Amerikan Bill Clinton, zv.kryeministri Musa Xhaferi po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Me ftesë të Fondacionit të ish Presidentit Amerikan Bill Clinton, zv.kryeministri Musa Xhaferi po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka realizuar takime të rëndësishme në Departmentin e Shtetit Amerikan në Uashington si dhe ka takuar përfaqësues të mërgatës shqiptare në SHBA.

Në këto takime Xhaferi ka folur për zhvillimet politike në Maqedoni dhe për prioritet e vendit për anëtarësim në BE dhe NATO.