Itali, moti i keq, 5 të vdekur dhe dhjetëra banesa të përmbytura
5 të vdekur, dhjetëra banesa e rrugë të përmbysura, qindra persona të evakuuar nga qendrat e banimit është bilanci i motit të keq që gjatë orëve të fundit ka përfshirë Italinë Qendrore e Jugore...

Një burrë e një grua kanë humbur jetën në rajonin e Abruzzos nga shembja e dheut në qytezën e Aquilas.
Viktima e tretë është shënuar në rajonin e Lacios, si shkak i përmbytjes së rrugëve, e dy persona të tjerë në provincën e Beneventos kanë humbur jetën nga rrjedha e ujit që ka përfshirë banesat e tyre.
Dhjetëra familje në provincën e Romës kanë mbetur të bllokuar për shkak të fryrjes e daljes nga shtrati të lumit Anieien. Në rajonin e Sicilisë është kërkuar mbyllja e shkollave, ndërsa në Benevento në rajonin e Kampanjës është kërkuar ndërhyrja e forcave ushtarake për t’i ardhur në ndihmë zonave të përmbytura.
Në Venecia niveli i ujit ka arritur lartësinë 102 cm, duke shkaktuar përmbytjen e 8% të territorit. Kryeministri italian, Matteo Renzi, ka deklaruar se është në kontakt konstant me Mbrojtjen Civile për të pasur të monitoruar në çdo çast situatën kritike që ka përfshirë vendit. (Belinda Koka-Ademi, TVM2)
