MPB, arrestohen 3 persona në MAJPH, keqpërdorën detyrën zyrtare

15.10.2015 17:22

Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë aksion për dyshime për punë ilegale dhe kriminale në Ministrinë e Mjedisit Jetësor...

Në mesin e të arrestuarve janë drejtorë, inspektorë të punësuar në këtë Ministri. Në zyrë të Inspektoriatit të Mjedisit Jetësor janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërsa njëri është arrestuar jashtë vendit të punës.

Një numër i madh i personave, menaxherë apo udhëheqës të kompanive janë të dyshuar si bashkëpunëtorë, ndërsa në vazhdim do të thirren në bisedë informative.

Bëhet e ditur se të dyshuarit kanë keqpërdorur pozitat zyrtare dhe kanë marrë ryshfet për dhënie të lejes së importit, thonë nga MPB.