Lufta në Siri, Irani dërgon 1500 trupa
Irani ka dërguar afro 1 mijë e 500 trupa ushtarake në Siri gjatë ditëve të fundit, të cilët janë mbështetur nga forcat ajrore ruse. Mësohet se ky bashkëpunim do të vijojë, teksa dy vendet po planifikojnë një sulm kundër militantëve në provincën Aleppo....

Ushtarët fillimisht mbërritën në aeroportin e kryeqytetit Damascus, e më pas u transportuan në një bazë ushtarake e cila ndodhet në qytetin Latakia. Prezenca e trupave iraniane mund të forcojë edhe më tej fuqizimin e presidentit Bashar al-Asad dhe në këtë mënyrë ai do të vijojë të mbetet në pushtet.
Kështu është shprehur lideri i një grupi rebel opozitar i quajtur Maj Xhamil Saleh, i cili mbështetet edhe nga shërbimet e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara. Ideja e thirrjes së trupave iraniane ka qenë gjithmonë një çështje që është përmendur shpesh nga zyrtarët sirianë dhe më në fund një lajm i tillë është konfirmuar.
