Veljanoski në konferencë në Budapest
Veljanoski me ftesë të kryetarit të Kuvendit kombëtar të Hungarisë Laslo Kover, sot do të marrë pjesë në konferencën e shtatë të kryetarëve të parlamenteve nga vendet e Ballkani Perëndimor...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanoski me ftesë të kryetarit të Kuvendit kombëtar të Hungarisë Laslo Kover, sot do të marrë pjesë në konferencën e shtatë të kryetarëve të parlamenteve nga vendet e Ballkani Perëndimor.
Në suaza të konferencës Veljanoski do të mbajë fjalim në sesionin e parë "Evropa Juglindore në rrugën drejt Bashkimit Evropian", ndërsa në sesionin e dytë "Sfidat aktuale të Sigurisë në Evropën Juglindore, zgjidhje të mundshme", do të jetë bashkëkryesues së bashku me organizatorin e konferencës, kryetarin e Kuvendit Kombëtar të Hungarisë, Laslo Kover. (mia.mk)
