Ivanov në debatin për krizën migurese dhe Ballkanin Perëndimor në forumin Kran Montana

16.10.2015 09:50

Kriza migruese është në fokusin e sesionit të sotëm të forumit dyditor Kran Montana në Gjenevë, në të cilën si mysafir i posaçëm merr pjesë presidenti Gjorge Ivanov, i cili do të mbajë fjalim me temën "Ballkani Perëndimor si rrugë e re e migrantëve drejt Perëndimit"...

Në këtë sesion të posaçëm  njofton korrespondenti i MIA-s nga Gjenevë fjalime pritet të kenë presidenti malazez Filip Vujanoviq dhe kryetarët e komunave të qyteteve itlaine Lameduza dhe Palermo, Xhuzi Nikolni dhe Leolka Orlando. Nikolini dhe Orlanso pritet të përgjigjen në pyetjen nëse kriza e sotme migruese paraqet kërcënim serioz për Evropën dhe për rajonin edhe krahas tragjedive humanitare dhe nëse përqendrimi vendoset në problemet e vërteta. Janë paralajmëruar ish përfaqësues të lartë dhe përfaqësues aktualë nga rajonet ballkanike, KB-ja dhe organizatat e tjera.

Dje Ivanov kishte fjalim në hapjen e forumit Kran Montana kushtuar Kërcënimeve globale për siguri dhe terrorizëm, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe rajonal dhe parandalimin e konflikteve, si përgjigje e pyetjes për kërcënimet ndaj biznesit ndërkombëtar. Realizoi takim edhe me drejtorin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, Majkëll Miler, ndërsa e vizitoi edhe Shkollën për diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Gjenevë. (mia.mk)