Shënohet Dita e Komandës së Bashkuar Operative

16.10.2015 09:55

Në kazermën "Boro Menkov" në Kumanovë sot do të mbahet solemnitet me rastin e ditës së Komandës së Bashkuar Operative (KBO)...

Ashtu siç është paralajmëruar, në solemnitet do të marrin pjesë ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski, kryeshefi i SHM-së së ARM-së gjeneral nënkoloneli Metodija Veliçkovski, zëvendësi i kryeshefit të SHM-së të ARM-së gjeneral majori Muhamet Racaj, drejtori i SHM-së së ARM-së gjeneral majori Dimçe Petrovski, komandantët e komandave dhe njësive të ARM-së, përfaqësuesit e SHM-së të ARM-së, ish komandantët e KBO-së dhe mysafirë të tjerë.

Me vendimin e presidentit të Republikës së Maqedonisë 17 tetori është caktuar si dita e Komandës së Bashkuar Operative si përkujtim i shënimit të ngjarjeve të rëndësishme historike ndaj të cilave themelohen traditat  e Armatës të Republikës së Maqedonisë.

Komanda e bashkuar operative si Komandë nga niveli operativ ekziston nga fillimi i formimit të ARM-së si Korpus Armatë. Në vitin 2000 transformohet  në Korpus Armatë, në vitin 2002 riemërohet në komandë e ushtrisë tokësore, ndërsa prej vitit 2005 ristrukturohet në emrin e tanishëm sipas standarteve të NATO-s.

Përndryshe, pas përfundimit të pjesës zyrtare të solemnitetit të pranishmit do të kenë mundësi ta vizitojnë katin historik në hapësirat e KBO-së, ku gjendet shtypi i shtabit të Kryengritjes së Kresnës dhe disa artefakte nga ajo periudhë e historisë së Maqedonisë. (mia.mk)