Fillon "Teatri i 13-të shqiptar në Maqedoni"

16.10.2015 10:13

Teatro nga Tetova, Tirana, Presheva dhe Prishtina do të performojnë në "Teatrin e 13-të shqiptar në Maqedoni" që fillon sonte në Dibër...

Festivali do të zgjatë pesë ditë, ndërsa e hap Teatri i Kumanovës me shfaqjen "Bouncers" të autorit John Goldberg, në regji të Qazmedin Nuredini.

Mbrëmjen e fundit, para ndarjes së çmimeve për shfaqje më të mirë, aktor dhe aktore më të mirë, para dibranëve do të shfaqet Baleti kombëtar i Prishtinës.

"Teatri shqiptar në Maqedoni" tradicionalisht mbahet në Qendrën e kulturës në Dibër, ndërsa mbështetet financiarisht nga Ministria e Kulturës.

Sonte para të pranishmëve do të mbajë fjalim kryetari i Dibrës, Ruzhdi Lata.