Oda për sigurim privat shënon 15 vjet nga ekzistimi
Me promovimin e monografisë dhe librit "Siguria private - teori dhe koncept", Oda e Republikës së Maqedonisë për sigurim privat sot do të shënojë 15 vjet nga ekzistimi...

Siç është paralajmëruar, në promovim mes të tjerëve do të mbajnë fjalim Verica Mileska-Stefanovska, kryetare e Odës së RM-së për sigurim privat dhe Gorançe Savovski, drejtor i Byrosë për Siguri Publike pranë MPB-së.
Nga Oda informojnë se Republika e Maqedonisë në sektorin e sigurimit privat punojnë rreth katër mijë punëtorë. Deri më sot MPB-ja iu ka dhënë gjithsej 203 leje për punë për sigurim fizik dhe 40 leje për sigurim teknik, ndërsa janë dhënë 154 leje për sigurim për nevoja personale. Sigurimin e ushtrojnë 91 persona, në formën e dhënies së shërbimeve, të cilët punën e tyre e kanë harmonizuar me Ligjin për sigurim privat në raport të kriterin themelor për numër minimum të legjitimacioneve.
