Arrestohet ish-kryeministri i Moldavisë për korrupsion

16.10.2015 10:18

Ish-kryeministri i Moldavisë, Vllad Filat është arrestuar në Parlament për shkak të një skandali korrupsioni, që ka shkaktuar protesta masive dhe rënie të valutës nacionale...

Zëdhënësi i Zyrës për luftë kundër korrupsionit tha se deputeti i Parlamentit Filat është dërguar fomalisht në hetim për shkak të "vjedhjes" së një miliard dollarëve dhe se sipas ligjit moldav, mund të mbahet në paraburgim 72 orë, pas së cills gjykata mund të marrë vendim për statusin e tij.

Kryeprokurori i Moldavisë, Korneliu Gurin kërkoi më herët sot nga Parlamenti që Filatit t'i merret mandati i deputetit për shkak të përndjekjes penale. (mia.mk)