Obama-Erdogan bisedojnë për luftën kundër IS-it

16.10.2015 10:52

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, janë zotuar se do të intensifikojnë luftën kundër grupit ekstremist të Shtetit Islamik dhe se do të forcojnë opozitën e moderuar siriane...

Biseda e tyre telefonike është zhvilluar pak ditë pasi Turqia ka tërhequr vërejtjen se armët e siguruara nga SHBA-ja për rebelët sirianë, mund të bien në duart e militantëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit dhe të përdoren kundër Turqisë.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Obama dhe Erdogan janë pajtuar për nevojën urgjente të ndalimit të sulmeve nga militantët kurdë në Turqi.

Fundjavën e kaluar, dy sulme të fuqishme kanë goditur Ankaranë duke vrarë 99 veta. Autoritetet turke kanë fajësuar militantët e Shtetit Islamik.