Uashingtoni është i gatshëm të dërgojë municion për kryengritësit në Siri
Armata amerikane është e gatshme të dërgojë ende municion për ajër grupeve kryengritëse në Siri, të cilët luftojnë kundër grupit "Shteti Islamik", pasi të dielën dërgoi 50 tonë municion...

"Do të ketë ende dërgesa për ajër, por vetëm nëse mund të dëshmojnë se municioni shfrytëzohet në mënyrë efikase kundër SHI-së" deklaroi mbrëmë një përfaqësues anonim i armatës, duke shtuar se sa më shumë rezultate tregojnë, aq më të rregullta do të jenë dërgesat dhe aeroplanët amerikan do t'i zgjedhin caqet në mënyrë që do t'i japin përparësi në terren kryengritësve të cilët luftojnë kundër SHI-së.
Programi për dërgesë i Pentagonit megjithatë do të orientohet ndaj rezultateve pas mossuksesit të planit për trajnimin e forcave lokale. Është e mundur në të ardhmen të dërgohet edhe ndonjë armë, që kryengritësit do të duhet të garantojnë se nuk do të bjerë në duar të gabuara. (mia.mk)
