Putin: Ushtarët rus arritën rezultate impresive në Siri
Ushtarët rus arritën rezultate impresive në Siri, deklaroi sot presidenti rus Vlladimir Putin në seancën e Këshillit të shefave të shteteve nga Bashkësia e Shteteve të Pavarura (BSHP) në Kazakistan, transmeton TASS...

"Duke vepruar në ajër dhe det ndaj prej përpara të dakorduar me qëllimet siriane, ushtarët tanë arritën rezultate impresive. Janë shkatërruar dhjetëra pika të komandave dhe depo me armë, qindra terroristë dhe sasi e madhe e pajisjes luftarake", theksoi presidenti rus.
Putini e theksoi përparimin në kordinimin e veprimeve për luftë kundër SHI-së në Siri dhe në vendosjen e kontakteve me vendet e Lindjes së Afërt, duke shtuar se Rusia gjtihmonë bën thirrje në koalicion sa më të madh që është e mundur për luftë kundër ekstremsitëve dhe terroristëve.
"Negociojmë me Arabinë Saudite, EBA, Egjiptin, Jordanin, Izraelin dhe vendet e tjera, mundohemi të arrijmë bashkëpununim me SHBA-në dhe Turqinë", deklaroi Putin.
Sipas vlerësimeve të ndryshme në rradhët e SHI-së luftojnë mes 5.000 dhe 7.000 qytetarë të Rusisë dhe vende të tjera të BSHP. "Nuk mundemi të lejojmë ato njetëz ta shfrytëzojnë përvojën siriane në vendin e tyre ", theksoi Putin.
Presidenti rus bëri thirrje të sigurohet punë efektive e garantuar e Qendrës antiterroriste të BSHP-së, të vazhdojë akordimi i punës së shërbimeve të fshehta speciale dhe të bëhet këmbimi i përhershëm i informatave. (mia.mk)
