Të paktën dhjetë të vrarë në një sulm mbi forcat e sigurisë në Jemen

16.10.2015 15:44

Të paktën dhjetë ushtarë të sigurimit të ndërtesës së shërbimit jemenas për zbulim janë vrarë sot gjatë një sulmi të dy personave, për të cilët besohet se janë pjesëtarë të Al Kaedës, njoftojnë burime të paemëruara të sigurisë...

Gjatë të shtënave janë vrarë edhe dy sulmues.

Sulmi është kryer në qytetin perëndimor Hodaida, ndërsa sulmuesit e kanë sulmuar ndërtesën prej dy drejtimeve. Fillimisht një bombardier vetëvrasës ka aktivizuar një automjet me shpërthim në derën e pasme të ndërtesës, ndërsa më pas në derën kryesore sulmuesi i dytë ka hapur zjarr prej automatikut dhe ka shtënë me minahedhës dore.

Në Jemen janë duke luftuar kryengritësit shiitë "hutët" nga lëvizja "Ansar Alla" dhe një pjesë e ushtrisë lojale me ish-presidentin Ali Abdul Saleh, ndërsa nga ana tjetër ushtria e presidentit aktual të pranuar ndërkombëtarisht, Mansur Hadi, i cili për momentin është në përndjekje nga kryeqyteti Sana.

Sipas të dhënave të KB-së deri më tani në konflikt jetën e kanë humbur të paktën 2.100 civilë.