Maqedoni

Sh. F. “Imri Elezi”, Ministria e Arsimit hapë edhe 1 paralele

16.10.2015 16:08

Shkolla Fillore “Imri Elezi”, në vend të tre paraleleve në klasë të parë, tani e tutje do të funksionojë me 4 paralele...

Ministria e Arsimit vendosi të hapë edhe një paralele të klasës së parë në “Imri Elezi”.  
 
Vendimi vjen pas kërkesës së shkollës dhe prindërve të nxënësve të klasave të para, të cilët tre ditë më parë protestuan dhe kërkuan që të hapet edhe një paralele si rezultat i numrit të madh të nxënësve në klasa.  
 
Për vendimin e MASh-it tashmë është njoftuar edhe drejtoria e shkollës. 
 
“Kishim probleme para ca ditëve, dje definitivisht na erdhi vendimi për hapjen e paraleles së re për të cilën nuk i humbëm shpresat, u realizua ëndrra. Edhe pse premtimet ishin, ajo që është premtuar edhe u realizuar. Shkolla i ka kushtet në hapësirë, për atë edhe ne kur e bënim kërkesën kishim kushte dhe e arsyeshme ishte që edhe kërkesën ta bëjmë. Por, edhe për kuadrin arsimor kemi edhe arsimtarë të cilët zëvendësojnë”- deklaroi drejtoresha e Sh. F. “Imri Elezi”, Merita Koxhaxhiku.
 
Drejtoresha e Sh. F. “Imri Elezi”, Merita Koxhaxhiku, theksoi gjithashtu se me hapjen e paraleles së 4 së shpejti pritet punësimi i ri i kuadrit arsimor.
 
REJHANE BUSHI-METAJ