FSSh, 15 vjetori i themelimit

16.10.2015 16:09

Me moton “Zemra e Fondit”, drejtorët dhe të punësuarit e Fondit për Sigurim Shëndetësor dhuruan gjak në lokalitet e Fondit...

Ky aksion u ndërmor me rastin e 15 vjetorit të themelimit të FSSh-së dhe organizohet për të tretën herë me radhë.

“Deshëm që në këtë ditë në njëfarë forme të tregojmë humanitetin e Fondit, njëkohësisht dhe të thërrasim njerëz të tjerë të dinë se gjaku është jetë. Dua të informoj se njëkohësisht FSSh e Maqedonisë është koordinator për dhurimin e gjakut. Sot 60 punëtorë dhe drejtorët do të japin gjak dhe 60 punëtorë të njësive rajonale. Prej vitit 2000 deri në 2015, buxheti i Fondit Shëndetësor është rritur 100%, në vitin 2000 ka qenë 12 miliard e gjysmë, ndërsa tani është 25 miliard”- deklaroi drejtori i FSSh-së, Orhan Ramadani.

Aksioni ka për qëllim inkurajimin e njerëzve për të dhuruar gjak, pasi sigurimi i gjakut në kohë mund të shpëtojë jetë njerëzish. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)